Një shqiptare, kandidate për Këshillin Bashkiak në Gjermani

në kategorine Diaspora

E Premte, 17 Maj 2019 – 13:00
albinfo.ch

Edhe një tjetër shqiptare ka bërë publike kandidaturën e saj për Këshillin Bashkiak në Gjermani. 
Ajo është Dhurata Canaj, e cila po kandidon në zonën e Freiburgut. Canaj përveç angazhimit të saj profesional në shkencat informatike, ajo gjithashtu është edhe aktiviste për të drejtat e grave dhe emigrantëve në komunitetin gjerman, shkruan albinfo.ch. 
Numri i shqiptarëve në diasporë, të cilët janë të përfshirë në politikë sa po shkon e rritet dhe sigurisht, përveç vendit ku jetojnë, ata po përfaqësojnë edhe shqiptarët. 

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.