Kryemadhi me të rinjtë: Shqipërisë nuk i duhet lider i fortë por sistem i fortë

në kategorine Shqipëri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me gjimnazistë të kryeqytetit, takim në të cilin u fol për problematikat e arsimit parauniversitar dhe për maturën shtetërore. Kryemadhi tha se arsimi është një prioritet kryesor për LSI-në dhe se misioni i LSI është krijimi i një sistemi të fortë arsimor.

 

“Unë dua tju falenderoj dhe vërtet ju jam mirënjohëse sepse angazhimi juaj ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm, jo vetëm për të dhënë frymë dhe entuziasëm LSI-së, por angazhimi juaj ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm për ne. Sepse pjesëmarrja juaj në të gjithë aktivitetet tona rrit detyrimin tonë partiak dhe politik ndaj jush. Por duke rritur detyrimin tonë partiak dhe politik ndaj jush, duhet të rrisim edhe detyrimin tonë ndaj të gjithë të rinjve shqiptarë. Sepse nuk mund të diferencosh një djalë apo një vajzë shqiptare, pavarësisht bindjeve politike apo angazhimit të tyre. Nuk duhet diferencuar asnjë qytetar, e jo më të rinjtë e të rejat. Prandaj edhe misioni i LSI është shumë i qartë, është shumë i qartë që pa një sistem arsimor, i cili jo vetëm investon figura dhe kualitete shumë të mira në jetën profesionale shqiptare, do të ishte i domosdoshëm për krijimin e një sistemi të fortë.

 

Kryemadhi gjatë takimit me të rinjtë shtoi Shqipëria nuk ka nevojë për një lider të forte por për një sistem të fortë.

 

Ju nuk keni nevojë për një drejtoreshë shkolle që është e fortë, ju keni nevojë për një sistem shkollor, për mësues të fortë e të mirë. Nuk është forca duke vendosur diktatin e notës, por forca vjen me dijen që ka mësuesi dhe me atë çka ofron mësuesi. Nuk vjen forca dhe nënshtrimi i nxënësve duke vendosur policin te dera e shkollës, por vjen forca te dëshira që u instalohet fëmijëve për të vajtur në shkollë. Nuk vjen forca as duke i detyruar për të blerë libra të shtrenjtë apo libra që janë jashtë kurrikulave, por vjen duke u krijuar më shumë hapësira nxënësve për të lexuar”.

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.