HELSINKI – Këshilli i Europës: Rusia kërkon të qëndrojë anëtare

në kategorine Lajme

HELSINKI, 17 maj /MEDIAL-DPA/ – Këshilli i Europës, një organizatë ndër europiane e të drejtave të njeriut, njoftoi sot se Rusia synon të qëndrojë anëtare, duke larguar frikën se Moska mund të tërhiqej për shkak të ndëshkimit që kishte marrë për veprimet e saj në Ukrainë.
“Rusia njoftoi gjatë takimit se kërkon të qëndrojë anëtar”, deklaroi ministri finlandez i Punëve të Jashtme, Timo Soini pas një takimi të ministrave të Jashtëm në Helsinki.
Lidhjet mes Rusisë dhe 47-vendeve anëtare të Këshillit të Europës janë tensionuar pasi e drejta e votës së Moskës në asamblenë e Këshillit të Europës u pezullua pesë vite më parë kur Rusia aneksoi rajonin ukrainas të Krimesë. /G.S/
.

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.