Fier, 84 familje do të përfitojnë strehim nëpërmjet kredisë së butë

në kategorine Shqipëri

Tiranë, 17 maj / MEDIAL/Bashkia Fier mblodhi sot Këshillin Bashkiak, ku miratoi në mënyrë unanime, listën me 84 familjet e para që përfitojnë nga programi i strehimit nëpërmjet kredisë së butë.
Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan dhe u miratuan të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës:  ndihma ekonomike për muajin maj 2019; ndihma ekonomike nga fondi i kushtëzuar 6% për muajin prill 2019; plani i kujdesit social të bashkisë; shtesa e të ardhurave nga qiratë në buxhetin e Bashkisë për vitin 2019; procedurat dhe tarifën e shërbimit për pajisjen e operatorëve turistik me Libër Udhëtimi nga Bashkia Fier; Procedurat, kriteret dhe kostot për prenotimin e një vendi varrimi pranë varrezave publike në Bashkinë Fier.
Po ashtu, u miratua dhënia e huapërdorjes së pasurisë bodrum që do t’u shërbejë edhe moshës së tretë si dhe një ndryshim në paketën fiskale. /j.p/

.

Artikulli paraprakNdërgjegjësimi për hipertensionin/ Vlorë, matje tensioni për qytetarët

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.