Derbi i vitit ekskluzivisht në IPKO dhe SSK

në kategorine Sport

Ndeshja më e madhe e vitit në IPKO Superligën e Kosovës do të transmetohet në IPKO përmes Super Sport Kosovës, i cili do ta ketë një transmetim special


dielën do të zhvillohet ndeshja më e madhe e vitit në Kosovë ndërmjet
Feronikelit dhe Prishtinës.

Dhe, gazetari i Super Sport Kosova, Leart Sveçla, në emisionin “Favorit” në T7 ka treguar se ky Super Sport Kosova përmes platformës televizive IPKO do ta mbulojë në mënyrë speciale ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

“Do ta kemi një transmetim special të dielën, siç kemi bërë edhe në të kaluarën në ndeshje të mëdha. Është një ndeshje e madhe, e paparashikueshme. Spektakli do të jetë i garantuar në kryendeshjen e sezonit”, ka thënë Sveçla. /Gazeta Express/


Burimi: gazetaexpress.com

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.