10 bileta për filmin “2 gisht mjaltë” në “SihlCity Arena”, dhuratë nga albinfo.ch

në kategorine Diaspora

E Premte, 17 Maj 2019 – 19:20
albinfo.ch

Për të falënderuar publikun e përkushtuar për filmin, platforma albinfo.ch, si promotor dhe partner medial i “Dy gisht mjaltë”, edhe njëherë ndan disa bileta falas. Kësaj here për shfaqjen në kinemanë “SihlCityArena”.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që po shënon në kinematë e Zvicrës, filmi shqiptar “Dy gisht mjaltë”, duke filluar nga 23 maji do të fillojë shfaqjen edhe në Gjermani dhe në Austri.
Të kujtojmë: komedia e përmendur shqiptare ka arritur që në tri ditët e para të shfaqjes së saj në Zvicër të ngjitet në vendin e dytë, në konkurrencë me të gjithë filmat e shfaqur në kinematë e këtushme, ku përfshihen edhe filma “blockbuster” e prodhime holivudiane.
Filmi pop e vazhdon shfaqjen e suksesshme në kinematë e Zvicrës ku sigurisht për nga shikueshmëria veçohet Cyrihu, si metropoli më i madh i vendit dhe pika referuese edhe për shqiptarët e Zvicrës.
Pas kinemasë “RiffRaff” ku u bë edhe premiera e filmit me praninë e dy protagionistëve të tij, nga java e kaluar filmi shfaqet edhe në kinemanë reprezentative “SihlCity Arena” të po këtij qyteti që është një kompleks prej 18 kinemashë në zemër të qytetit. Për të falënderuar publikun e përkushtuar për filmin, platforma albinfo.ch, si promotor dhe partner medial i “Dy gisht mjaltë”, edhe njëherë ndan disa bileta falas.

 
Kësaj here për shfaqjen në kinemanë “SihlCityArena”. Ju mund të bëheni fitues të një bilete, nëse jepni përgjigje të saktë kësaj pyetjeje të thjeshtë: Si quhen dy protagonistët e filmit “Dy gisht mjaltë”.
Personat fatlumë do të fitojnë nga një biletë në bazë të një përzgjedhjeje krejt të rastësishme. Për tu bërë pjesë e lojës mjafton të përgjigjeni saktë në vetëm një pyetje më poshtë . Rregullat e pjesëmarrjes: Loja do të fillojë sot më 16.05.2019 dhe do të zgjasë deri më 20.05.2019.
Biletat janë për shfaqjen e filmit që jepet të dielën, 19 maj, me fillim nga ora 15.40, në Kino Arena Zürich, Saal 1
Vendet: Reihe  A , Platz 1 – 10 (Rreshti A, vendet: 1-10)
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë individët që jetojnë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kuptohet të gjithë ata që kanë mbushur të paktën 18 vjeç. Pjesëmarrja është e ndaluar për nëpunësit e platformës albinfo.ch dhe pjesëtarët e tyre të afërt të familjes. Duke dhënë miratimin, pjesëmarrësi pranon mbledhjen e të dhënave të tij, përpunimin dhe përdorimin e tyre gjatë lojës.
Pjesëmarrësi bie dakord se këto të dhëna të siguruara në këtë lojë mund të përpunohen dhe transmetohen te albinfo.ch.
Të dhënat tuaja personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’u zbulohen palëve të treta. Duke marrë pjesë në garë, pjesëmarrësit pajtohen se të dhënat mund të përdoren për fushatat e mëtejshme të marketingut nga organizatori. Të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për qëllime të lojës dhe brenda rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përcaktimi i fituesve do të bëhet nga albinfo.ch. Fituesit do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme sapo të përfundojë loja dhe do të lajmërohen me e-mail. Biletat do të merren nga fituesit drejtpërdrejt në kinemanë ku jepet filmi. E drejta për modifikim të rregullave Organizatori rezervon të drejtën të ndërrojë këtë rregullore, dhe për këtë të gjithë pjesëmarrësit do të informohen në kohë.

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.