VIDEO/ Vetingu në polici, Felaj: Ndryshimet e propozuara nuk e zhbëjnë thelbin e ligjit

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 16 Maj /MEDIAL/ – Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj deklaroi sot se ndryshimet e propozuara në ligjin e vetingut në radhët e policisë së Shteti nuk e zhbëjnë thelbin e ligjit.
Duke folur në emër të grupit socialist në Kuvend për Dekretin e Presidentit  “Për kthimin e ligjit nr. 20/2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”  Felaj tha se, ndryshimet e propozuara në ligjin e vetingut në radhët e policisë së Shteti nuk e zhbëjnë thelbin e ligjit, por vetëm thjeshtojnë mekanizmin e vlerësimit në radhët e Policisë së Shtetit”.
“Presidenti ka pretenduar se ndryshimet në strukturë që i bëhen procesit të vlerësimit Policisë së Shtetit të Gardës dhe SHÇBA cenohen standarde si objektiviteti, paanshmëria e procesit të vlerësimit. Ky pretendim i presidentit nuk qëndron”, tha Felaj.
Kjo pasi, theksoi Felaj, “me ndryshimet në ligj, faza e parë e vetingut ngelet njësoj, të gjithë punonjësit që mbajnë grada të larta do të vlerësohet nga Komisioni i Jashtëm”.
“Ndërsa vlerësimi për gradat e mesme e të ulëta do të vijojë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, që është aktori kryesor i këtij procesi”, u shpreh Felaj.
Këto ndryshime, theksoi ajo, “kanë disa avantazhe. Do ta sjellin procesin në kohë. Procesi është i garantuar në pikëpamje të pavarësisë dhe të paanësisë”.
/gj.mima/ /a.g/
.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.