Vasilit i refuzohet viza amerikane?, Kryemadhi: Nuk e vë dorën në Zja.rr

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 16 maj /MEDIAL/ Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk e pohoi dhe as e mohoi lajmin e siguruar nga burime të “Zërit të Amerikës” për refuzimin e vizës amerikane ndaj nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.
Gjatë intervistës në “Zërin e Amerikës”, Kryemadhi u pyet nëse e konfirmonte një lajm të tillë, që ish-kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i është refuzuar viza në SHBA.
Kryemadhi tha se në dijeninë e saj një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, por gjithsesi nuk e vinte dorën në zjarr.
“Jo, nuk besoj se i është refuzuar viza zotit Vasili. Nëse ka një njeri më pa probleme ai është zoti Vasili, por nuk e vë dorën në zjarr as për fëmijët e mi dhe as për bashkëshortin tim”, theksoi Kryemadhi. /j.p/
 
.

Artikulli paraprakKANADA – Otava kërkon lirimin e menjëhershëm të dy diplomatëve të burgosur në Kinë

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.