Takim i parë zyrtar Zaev – Pendarovski, dakordësohet bashkëpunim për qëllimet strategjike të shtetit

në kategorine Maqedoni

Shkup, 16 maj 2019 (MEDIAL) – Bashkëpunim konkret dhe thelbësor për progres të përgjithshëm të shtetit dhe realizmit të qëllimeve strategjike – anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dakordësuan në takimin e sotëm të parë kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti Stevo Pendarovski.

Siç informoi Kabineti i presidentit, Zaevi dhe Pendarovski kanë theksuar nevojën qasje të harmonizuar  dhe të përbashkët në planin ndërkombëtar dhe intensifikimin e proceseve reformuese në vend me qëllim të realizimit   perspektivave evropiane dhe euroatlantike dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

“Të dy bashkëbiseduesit  kanë shkëmbyer mendime për ngjarjet aktuale në shtet dhe për bashkëpunimin e ardhshëm midis të dyja institucioneve.  Presidenti Pendarovski dhe kryeministri Zaev janë angazhuar për bashkëpunim konkret dhe thelbësor midis Presidentit dhe Qeverisë me qëllim të sigurimit të progresit të përgjithshëm të vendit dhe realizimit të qëllimeve strategjike – anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, qëndron në kumtesë.

Në takim, kryeministri Zaev ka uruar Pendarovskin për marrjen e detyrës.  Ky është takimi i tyre i parë pasi Pendarovski e mori funksionin.  Zaevi nuk mori pjesë në inaugurim, por dërgoi video porosi.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.