Tahiri: Sistemi i drejtësisë nuk do të lejojë abuzimin me taksat e qytetarëve

në kategorine Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mori pjesë në
takimin përmbyllës të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i Formulimit te
Politikave dhe Hartimit të Legjislacionit’’, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në
Kosovë (ZBE) dhe i realizuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik
Ndërkombëtar (IRZ).

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri: 

Sundimi i ligjit është alternativa e vetme e cila garanton
perspektivë të qartë evropiane për Republikën e Kosovës, dhe në këtë drejtim
jam angazhuar dhe angazhohem për luftë të pa kompromise të dukurive negative të
cilat e rrënojnë këtë të ardhme për qytetarët tanë.

Viti 2018 për Ministrinë e Drejtësisë dhe për mua si Ministër ka
qenë i ngarkuar me agjendën legjislative në të cilën i kam adresuar të gjeturat
e Raportit për Vendin në tri vitet e fundit, përfshirë Pakon e Ligjeve të
Gjyqësorit, Pakon e Ligjeve që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar
dhe korrupsionit siç ka qenë ligji për konfiskim, Ligji për Mbrojtjen e
Sinjalizuesve, pakoja e ligjeve që lidhet me të drejtat pronësore dhe ligje të
tjera ku kemi marrë një mbështetje të rëndësishme nga këta ekspert të cilët
kanë punuar në këtë drejtim dhe në harmonizimin e këtij legjislacioni me atë të
Bashkimit Evropian. 

Këto ndryshime normative janë përgjigja më e mirë që
institucionet tona i kanë dhënë keqpërdoruesve, shkelësve të ligjit, duke ju
dhënë mesazh të qartë se vendi ynë nuk do të toleroj veprime të tilla, se
pasuria e përfituar në mënyrë të jashtëligjshme do të konfiskohet pa
përjashtim. 

Megjithatë, sundimi i ligjit akoma vazhdon të mbetet sfidë, dhe
kjo sfidë mund të adresohet përmes zbatimit efikas të këtyre ligjeve, të cilat
jam përkujdesur që të jenë në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian. 

Qëllimi i Republikës së Kosovës është që në të ardhmen të jemi
pjesë e familjes së madhe evropiane dhe për këtë angazhohemi çdo ditë që në
kuadër të sektorit të sundimit të ligjit, ky legjislacion të jetë në koordinim
të plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian

Andaj puna e bërë për dy vite e gjysmë nga projekti “Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit” në fushën e planifikimit strategjik, hartimit të legjislacionit, përafrimit ligjor dhe monitorimin e zbatimit të ligjeve, marrëdhënieve me publikun, si dhe në procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, është jetike për modernizimin e drejtësisë në Kosovë. /Kosova.info/

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.