Status i veçantë i Këshillit Koordinues të Diasporës

në kategorine Diaspora

E Enjte, 16 Maj 2019 – 22:00
albinfo.ch

Tashmë anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës kanë një status të përcaktuar, pasi Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, për dhënien e një statusi të veçantë, ka njoftuar ministri Pandeli Majko.
Sipas këtij vendimi, anëtarët e KKD-së do të kenë mundësi kërkimi të informacioneve për fushat përgjegjëse që mbulojnë, mund të propozojnë akte administrative pranë institucioneve shtetërore që lidhen me diasporën shqiptare, si dhe mund të marrin pjesë në seancat dëgjimore në Komitetin Shtetëror të Diasporës ose komisionet e Kuvendit të Shqipërisë për çështjet që kanë të bëjnë më interesat e diasporës shqiptare dhe me pajisjen me një adresë zyrtare, përcjell albinfo.ch.
Pjesë e rëndësishme e misionit të anëtarëve të KKD-së është mbrojtja dhe forcimi i marrëdhënieve ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës.
Këtu mund ta lexoni vendimin e plotë.

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.