Rama homazhe për major Tanushin: U kthye për t’u bashkuar në banesën e kombit

në kategorine Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka cenë i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës për major Klodian Tanushi.

 

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë shefi i qeverisë është shprehur se major Tanushi i bashkohet familjes së Kombit, në varrezat e Dëshmorëve.

 

“Për herë të dytë në një hark të shkurtër kohe, flamuri kombëtar mbështjell trupin e një tjetër dëshmori të Atdheut. Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo, për ti dhënë lamtumirën një ushtaraku prindi të tre fëmijëve, djalë i prindërve, dhe një babi i cili trashëgoi sensin e misionit të FA dhe bashkëshort që ndahet krej para kohe nga gruaja dhe familja e tij. Dhe përsëri është shumë e vështirë për të gjetur fjalë që të mbushin zbrazëtinë e këtij momenti për të gjithë ne, por që do të mbetetet aty në zemrën e fëmijëve të gruas prindërve të afërmve e shokëve të tij. Sidoqoftë, shpresoj që prania jonë këtu se bashku me ju, shumë të respektuar prindër e familjarë e shumë të dashur fëmi të dëshmorit, t’ju jap sadopak krahë për të përballuar humbjen e pazëvendesueshme. Klodiani ishte në një mision paqeruajtës e jetë shpëtues, e la jetën e tij për të mos lejuar jetë të tjera. Ky është thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse, i Forcave tona të Armatosura si pjesë e Aleancës së madhe. Është më e lehtë të japësh jetën në caste ekstreme, kur mësyn armikun sy më sy. Por është tejet e vështirë dhe besoj, edhe sublime të pranosh që jeta jote mund të ndalojë në cdo cast për të shpëtuar jetë të panjohurish. Të pranosh të korrësh nga vdekja në një vend që nuk është Atdheu yt, se duke sheshuar plagën e minave antinjeri, ke dashur të mbjellësh farën e mirë që ushqen jetën. Ky është rasti. Dhe ky është momenti për t’u përpjekur ta themi atë që për shumë kënd mund të duket e pakuptueshme. Pse një djalë, një burrë duhet të kthehet pa jetë nga një tokë e panjohur. Sepse sot Shqipëria e shqiptarët dhe FA përmes tyre janë pjesë e këtij misioni, i cili mbart një vlerë të pakrahasueshme, NATO.  Klodiani i ngjiti shkallët e karrierës një nga një, njeri i përkushtuar, fisnik dhe tejet i respektuar. Gjë që shpjegon përtej dhimbjes edhe lotët e panatyrshme në fytyrën e shefit të shtabit teksa foli për të, apo zërin e mezi përmbajtur të ministres. Për shumë pak kohë do të kthehej në atdhe sërish, do ishte pranë familjes, do përkëdhelte fëmijët, do ishte në sytë e babait një arsye krenari, por është kthyer mbështjellë më flamurin kuq e zi, jo për të shkuar në shtëpi, por për t’u bashkuar në banesën e kombit, aty ku Kombi ka mbledhur të gjithë ata që dhanë jetën për të.  Jeta e Klodianit e Zarifes e qindra të tjerë që shërbejnë në misione, flet për dinjitetin e gjakut që nuk bëhet ujë.”

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.