PD cakton komisionerët për zgjedhjet e 30 qershorit

në kategorine Shqipëri

Partia Demokratike ka vendosur të çojë anëtarët e saj në komisionet që po përgatisin dhe do të administrojnë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

 

Vizion plus ka mësuar se të gjitha degët e PD-së po punojnë për të përzgjedhur emrat që do të përfaqësojnë opozitën në komisionet zonale të administrimit zgjedhor në gjysmën e të cilave PD-ja ka shumicën.

 

2 muaj me parë opozita refuzoi të çonte përfaqësuesit e saj në këto komisione duke bojkotuar tërësisht procesin, por strategjia e saj tani ka ndryshuar. Edhe pse vendimi politik mbetet i njëjtë se opozita nuk hyn në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Por caktimi i komisionereve bëhet për të dokumentuar paligjshmëritë e procesit.

 

Burime pranë PD-së bëjnë me dije se sipas informacioneve zyrtare që disponon opozita, anëtarët e KZAZ që janë të PS, janë duke kryer shkelje të rënda ligjore, deri në regjistrim të paligjshëm kandidatësh apo falsifikim të dokumenteve;  dhe Partia Demokratike gjykon se të gjitha këto shkelje duhet të dokumentohen.

 

Për Partine Demokratike kryeministri Edi Rama po shkel ligjin edhe pse në këto zgjedhje nuk ka garë; dhe dokumentimi i këtyre fakteve i shërben kauzës se opozitës se me Edi Ramën nuk mund të bëhen zgjedhje.

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.