OSLO – Norvegjia vendtakimi mes palëve për arritjen e paqes në Venezuelë

në kategorine Bota

OSLO, 16 maj /MEDIAL-AFP/ – Negociatat për paqen mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës në Venezuelë do të zhvillohen këtë javë në Oslo, konfirmoi sot radiotelevizioni publik norvegjez NRK duke cituar burime anonime.
”Kjo është hera e dytë që një raund i tillë bisedimesh do të mbahet në kryeqytetin norvegjez”, njofton NRK-ja, sipas së cilës negociatat mes qeverisë së Nicolas Maduros dhe opozitës së Juan Guaidos janë kryer në të kaluarën në Kubë.
Ministria norvegjeze e Punëve të Jashtme nuk ishte e gMEDIALme për momentin për të bërë komente rreth takimit.
Gjithnjë sipas NRK, këto negociata në një vend që ruhet sekret do të zgjasin disa ditë dhe priten të përfundojnë këtë të enjte.
Në këto negociata do të jenë të pranishëm nga ana e Maduro-s, ministri i Komunikacionit, Jorge Rodriguez dhe guvernatori i provincës së Mirandas, Hector Rodriguez.
Opozita do të përfaqësohet nga ish-deputeti Gerardo Blyde, ish-ministri Fernando Martinez Mottola si dhe zëvendëskryetari i Parlamentit, Stalin Gonzales./ /v.b/ a.jor.
.

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.