Ngjarja në Rinas, Gjykata Apelit lë në qeli Ragip Hajdinin

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 16 maj/MEDIAL-A. Fortuzi/- Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë për Ragip Hajdinin, i dyshuar si një nga autorët e grabitjes së ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtarë “Nënë Tereza” në Rinas në datën 9-prill..
Gjatë seancës së zhvilluar të enjten, Hajdini, i njohur me nofktën “Daja” ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë. Shtetasi nga Kosova, u arrestua në Durrës më 26 Prill. Gjykata pasi shqyrtoi pretendimet e palëve vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë për Hajdinin, duke argumentuar se hetimi është në vijim dhe se rrethanat e ndalimit të tij dhe argumentat për mbajtjen në qeli të tij nuk kanë lehtësuar pozitën e tij dhe për këtë arsye, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka vendosur të lë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg pa afat” për Ragbi Hajdinin. Ai akuzohet se ka siguruar furgonin me të cilin u bë grabitja në Rinas. Mes grupit ishte edhe Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë.
Sa i takon grabitjes në Rians, deri më tani të arrestuarit janë, Alkond Bengasi, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Ragip Hajdini. /j.p/

.

Artikulli paraprakNikolla: Sjellja e opozitës dëmton imazhin dhe ekonominë e vendit

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.