Ndërtesa kryesore e ministrisë së jashtme, emërtohet me emrin “Ukshin Hoti”

në kategorine Kosovë

Nga
sot ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të mbaj emrin e Ukshin
Hotit. Këtë emërim e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës,
Behgjet Pacolli.

Ministri
Pacolli ka thënë se këtë vendim e ka marr në ditën kur kujtojmë Ukshin Hotin, i
cili ishte i burgosur politik nga regjimi i Beogradit dhe tash e 20 vite mungon
dhe fati i tij nuk dihet ende. 

“Kujtojmë
se ai ishte një luftëtar i lirisë sonë, intelektual, diplomat dhe burrështetas
modern.  Hoti ishte gjithashtu Sekretar Krahinor i Kosovës për
Marrëdhëniet me Jashtë (ministër i jashtëm) dhe ne sot kujtojmë kontributin e
tij ndaj kombit dhe në diplomaci, dhe për ketë unë kam vendosur të emërtoj
ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të tij”, ka shtuar ministri
Pacolli.

Në të
njëjtën kohë Ministria do të ndaj çdo vit çmimin Ukshin Hoti për Diplomaci.

“Ne
do të luftojmë për përgjigje se çka ka ndodhur me Ukshin Hotin. Serbia nuk mund
t’i ikë drejtësisë”, ka potencuar Pacolli. 

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.