Ministrja Xhacka mesazh e foto prekëse me djalin e major Klodian Tanushit

në kategorine Shqipëri

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka beri nje postim prekes ne nderim te figures se major Klodian Tanushit, trupi i te cilit u kthye ne Shqiperi kete te merkure pasi u plagos rende dhe me pas gjeti vdekjen ne Misionin e NATO-s ne Letoni pak dite me pare.

Dhimbja natyrisht ne kete rast eshte e madhe pasi 39 vjecari la pas edhe tre femije. Ministrja Xhacka e ka shoqeruar postimin e saj pikerisht me nje foto te takimit me djalin e madh te major Tanushit.

 

Plot dhimbje dhe nderime ushtarake pritëm trupin e komandantit të kontingjentit të 4-t shqiptar në Letoni, i cili ra në krye të detyrës në misionin e NATO-s atje.Arkivoli me trupin e major Tanushit, i mbuluar me flamurin kombëtar, u transportua me avion ushtarak nga Letonia dhe u prit nga kolegë të tij ushtarakë nga të gjitha forcat dhe sigurisht nga familjarët e tij.

 

E enjta eshte shpallur dite zie kombetare ne nderim te Klodian Tanushit, dite ne te cilen do te zhvillohen edhe homazhet dhe percjellja per ne banesen e fundit e Deshmorit te Atdheut.

 

 

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.