Ministri kosovar pyetet nga gazetarët zviceranë për rastin e Loredana Zefit

në kategorine Diaspora

E Enjte, 16 Maj 2019 – 17:00
albinfo.ch

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka treguar se gjatë qëndrimit të tij në Zvicër ka dhënë dy intervista për mediat zvicerane.
Ai madje bëri të ditur se është pyetur edhe për skandalin e këngëtares Loredana Zefi.
“Gjatë qëndrimit në Cyrih të Zvicrës dhashë dy intervista për mediume, për gazetën prestigjioze NZZ Neue Zürcher Zeitung dhe TV Nau. Nga kjo e fundit kisha një pyetje për Loredanen dhe nëse rasti i saj dëmton imazhin e Kosovës përballë Zvicrës”, ka shkruar Lluka në Facebook.
Ai nuk ka shpjeguar se si e kishte komentuar pyetjen për Loredana Zefin.

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.