MILE BOSHNJAKOVSKI, sekretar i përgjithshëm i presidentit

në kategorine Maqedoni

Dane Taleski emërohet koordinator i ri kombëtar i NATO-s. Kjo pozitë deri tani i takonte presidentit të ri të shtetit, Stevo Pendarovski. Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski do të kalojë në Villën Vodno si sekretar i përgjithshëm i presidentit.

Këtë e bëri të ditur sot vet Bosnjakovski në konferencën për shtyp të fundit si zëdhënës i Qeverisë. Ndërkaq nga ekzekutivi thonë se ende nuk është vendosur se kush do të emërohet në vend të tij.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.