Marku, pjesë e takimit të rrjetit të Prokurorëve të Përgjithshëm të BE-së

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 16 maj/MEDIAL-A. Fortuzi/- Kryeprokurorja Arta Marku ka marrë pjesë në takimin e 11-të dy-ditor të Rrjetit të Prokurorëve të Përgjithshëm të Bashkimit Evropian.
 
Ky organizim këtë vit është zhvendosur në Estoni. Në takimin e sotëm u diskutua mbi zgjidhjet e reja digjitale në botën e ligjit, si dhe do të diskutohet për përdorimin e elementëve digjitalë ndërthurur me traditat dhe praktikat më të mira.
“Ky është viti i dytë që Shqipëria e përfaqësuar nga kryeprokurorja  Arta Marku, bëhet pjesëmarrëse e një evenimenti kaq të rëndësishëm Evropian”, njofton zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme.
Kryeprokurorja Arta Marku merr pjesë në takimin e rrjetit të Prokurorëve të Përgjithshëm të BE NADAL
.

Artikulli paraprakZgjedhjet e 30 qershorit, Bardhi: PD e LSI me anëtarë në KZAZ

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.