LSDM: Reformat në shëndetësi nuk janë në dëm të qytetarëve siç gënjen VMRO-DPMNE-ja

në kategorine Maqedoni

Shkup, 16 maj 2019 (MEDIAL) 

Duken frustrimet dhe pakënaqësia në VMRO-DPMNE pas humbjes në zgjedhje, në të cilat qytetarët iu thanë JO politikave të tyre.

Është dëshpërues tentimi i VMRO-DPMNE-së që të manipulojë me qytetarët, punëtorët shëndetësorë dhe pacientët se formimi i partneritetit publik privat për menaxhimin e sterilizimit do të jetë në dëm të tyre.

E vërteta është krejt e kundërt, ndryshimi i modelit të deritanishëm të funksionimit dhe kalimi drejtë partneritetit publik privat nuk do t’i prekë pacientët në pikëpamje të financave, gjegjësisht pacientët nuk do të kenë shpenzime shtesë.

VMRO-DPMNE-ja gënjen se do ketë largime nga puna të të punësuarve momentalë, përkundrazi, jo vetëm që nuk do të ketë, por janë paraparë punësime të reja, shtesë, me paga në nivel më të lartë nga të deritanishmet.

Janë dëshpëruese përpjekjet e VMRO-DPMNE-së, reformat dhe avancimet në shëndetësi t’i tregojë se janë në dëm të qytetarëve. Një varg të konferencave të ngjashme për shtyp të mbushura me të pavërteta për furnizimet publike në shëndetësi VMRO-DPMNE-ja publikonte edhe në të kaluarën, por në fund institucionalisht  u konfirmuan si lajme klasike të rreme.

Shpenzimet për sterilizim të cilat deri më tani ndaheshin nga llogaria e Fondit për Shëndetësi dhe ishin paguar në nivel paushall drejtë Spitaleve të cilët kishin nevojë nga sterilizim për intervenime kirurgjike, me vendosjen e parimit të partneritetit publik privat do të optimizohen dhe kontrollohen, sipas numrit të sterilizimeve të realizuara, pajisjeve të rinovuara, dezinfektim dhe material i shpenzuar.

Cilësia e pajisjes e cila do të përdoret do të rritet, ndërsa pajisja e tanishme e cila është e vjetër shkakton probleme, e njëjta do të ndërrohet me të re.

Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja mbetet e përkushtuar në avancimin e shëndetësisë, përmes përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe kushteve për punë të personelit mjekësor dhe mjekëve.

Qendra për Komunikime me Publikun e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë  

___________________________________________________________________________

(MEDIAL)këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.