Largimi i Griezman, Cerezo: I zhgënjyer nga vendimi i tij

në kategorine Sport

Antonie Griezmann vendosi të largohej nga Atletiko e Madridit dhe këtë e bëri nëpërmjet një video postimi në faqen zyrtare të klubit por kjo ka zhgënjyer presidentin, Enrique Cerezo i cili ka deklaruar se respekton vendimin e lojtarit edhe pse do t’i kishte këshilluar që të qëndronte.

“Unë jam më i zhgënjyer, sesa i zemëruar. Unë mendoj se Antoine Griezmann do të kishte një të ardhme të madhe në Atletico Madrid, me tituj të mëdhenj dhe kampionate.Problemi është se çdo person mendon ndryshe, por ne e respektojmë vendimin e tij dhe i urojmë fat, pasi që disa lojtarë largohen dhe të tjerët do të vijnë”, u shpreh Cerezo.

Në lidhje me klubin ku do të luajë francezi derezo u përgjigj: “Nuk e kam idenë as më të vogël se ku do të luajë, ai do të shkojë kudo që dëshiron”, ka deklaruar Cerezo.

BalkanWeb

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.