Kuvendi 1 minutë heshtje në nder të major Klodian Tanushit

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 16 Maj /MEDIAL/ – Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në orën 12:00 në nder të Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushit, i cili ra në krye të detyrës në Letoni.
Për nder të Majorit Klodian Tanushi u zhvilluan sot edhe Homazhet tek Muzeu Historik.
Major Tanushi vdiq në spital në Letoni, pasi u plagos rëndë në incidentin e 6 majit, ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si pasojë e shpërthimit të disa municioneve të paplasura gjatë kryerjes së detyrës në bazën e NATO-s në Letoni, ku po zhvillohej stërvitja ushtarake e një prej aleatëve. Nga ai shpërthim mbeti i plagosur edhe rreshteri Julian Xhevat Kapaj.
/gj.mima/ /a.g/
.

Artikulli paraprakBrahimaj: INSTAT ofron statistika të besueshme në shërbim të politikave të zhvillimit ekonomik

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.