Irak, vriten gjashtë policë nga një Sul.m i DEASH-it

në kategorine Bota

Anëtarët e grupit terrorist DEASH kanë vrarë gjashtë oficerë policie në provincën Kirkuk në veri të Irakut, njoftuan burimet policore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Saad Harbiya, kreu i Komandës së Operacioneve të Kirkukut pranë ushtrisë irakiane, tha për AA se terroristët kanë zënë në pritë policët në dy sulme të ndara.

Ai tha se forcat irakiane kanë nisur operacione në shkallë të gjerë në rajonin ku janë kryer sulmet.

Në mesin e vitit 2014, DEASH mori kontrollin mbi afërsisht një të tretën e Irakut, duke përfshirë qytetin e Mosulit.

Deri në fund të vitit 2017, ushtria irakiane, me ndihmën e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, riktheu thuajse të gjitha territoret e humbura nga grupi terrorist.

Edhe pse zyrtarët në Bagdad thonë se prania e DEASH-it në vend është zhdukur në masë të madhe, organizata terroriste ka vazhduar të kryejë sulme sporadike në provincat Nieneveh, Kirkuk, Diyala, Saladin dhe Anbar.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.