Hahn: Imazhi i Shqipërisë, ndikim shumë të madh tek vendimmarësit në Bashkimin Europian

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 16 maj /MEDIAL/Imazhi aktual i Shqipërisë e vështirëson shumë një vendim pozitiv pro negociatave. Në një intervistë ekskluzive me Deutsche Ëelle-n, komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn, thotë se imazhi që lë një vend ka ndikim shumë të madh te vendimmarrësit në Bashkimin Evropian.
Këta janë përfaqësuesit e popullit dhe qytetari i thjeshtë që shikon pamjet e transmetuara në televizion e ka të vështirë ta kuptojë kur dëgjon se ky vend na qenka gati për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE. Pra, edhe një herë apeli im për përgjegjësit është që të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë dhe se dihet që një pamje flet më shumë se njëmijë fjalë”, tha Hahn.
I pyetur në ldhje me deklaratat e ministrit të Shtetit, Michael Roth i cili u shpreh pro hapjes së negociatave që në qershor, Hahn thotë se edhe ai është për këtë. “Edhe unë jam për këtë, sepse negociatat e anëtarësimit ofrojnë pikërisht mundësinë që të ndikohet mbi zhvillimin e vendit në aspektin evropian me katalogun e vlerave evropiane dhe prandaj është më mirë që të fillohet sa më shpejt”, tha ai.
.

Artikulli paraprakGJERMANI – Merkel përjashton çdo mandat politik në BE apo diku tjetër

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.