Gjiknuri: Zgjedhjet nuk shtyhen, duhen gjetur hapësira që opozita të jetë pjesë

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 16 maj /MEDIAL/ Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri duke folur nga Vlora për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, tha se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Por, sipas tij, duhen gjetur hapësirat që opozita të marrë pjesë në procesin zgjedhor.
“Nuk do të ketë shtyrje për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Të bëhet e pamundura që opozita të marrë pjesë në zgjedhje. Afatet e regjistrimit kanë përfunduar, por duhen gjetur hapësirat që opozita të marrë pjesë në procesin zgjedhor”, – theksoi ai.
PD-LSI ka vendosur të dërgojë komisionerët e vet në KZAZ për procesin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. /j.p/
.

Artikulli paraprakBRUKSEL – Shpërbëhet banda me mbi 40 mijë vjedhje në internet

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.