Facebook eliminon një aplikacion që shumë përdorues nuk e kanë dëgjuar

në kategorine Teknologji

Mesa duket Instagram ka vendosur të heqë qafe aplikacionin veçmas të mesazheve Direct. Disa media të teknologjisë thonë se analistët e tyre kanë raportuar një njoftim nga Google Play që thotë se Instagram nuk do të mbështesë më aplikacionin Direct në muajt në vijim.

Megjithatë një njoftim nuk thuhej se kur Direct do të shuhej përfundimisht vetëm se bisedat do të transferoheshin automatikisht në aplikacionin kryesor të Instagram.

Lëvizja nuk do të fshijë asnjë prej mesazheve direkte që keni dërguar me miqtë. Facebook lançoi Direct si aplikacion më vete për herë të parë në Dhjetor të 2017-ës. Që atëherë ka lançuar disa veçori si Giphy e madje një version ueb.

Por aplikacioni nuk u bë asnjëherë aq popullor sa aplikacioni kryesor. Disa prej jush mund të mos keni dëgjuar kurrë për të sepse ishte i disponueshëm vetëm në disa vend të botës.

Nuk dihet nëse platforma e eliminoi aplikacioni ngaqë ishte i pasuksesshëm apo sepse ka planifikuar diçka tjetër. Gjithashtu Facebook Messenger dhe WhatsApp janë mjaftueshëm popullor për një tjetër aplikacion komunikimi nga Facebook. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.