E paralajmëroi Vizion Plus/ PD e pranon: Do dërgojmë anëtarë në KZAZ

në kategorine Shqipëri

Sekretari I  Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas lajmit të publikuar në Vizion Plus mbi porosinë që selia blu i ka drejtuar Degëve për propozimin e anëtarëve që i takojnë PD në KZAZ.

Funksionari I lartë I PD pranoi se dy partite e mëdha të opozitës nisur nga të dhënat se KZAZ po kryejnë manipulime te mëdha të procesit zgjedhor, po mendojnë të dërgojnë komisioneret e tyre në KZAZ.

Bardhi shtoi se kjo lëvizje që ia jep edhe ligji, mund të bëhet për të provuarf ligjerisht se Rama nuk garanton zgjedhje legjitime.

 

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit.

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.