E bujshme/ Granit Xhaka pranë skuadrës së madhe italiane

në kategorine Sport

Interi ka ndërmend të bëjë afrime cilësore në merkaton e verës dhe drejtuesit zikaltër kanë hedhur sytë nga Anglia.

 

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen ka bërë që skuadra të risë pretendimet, ndaj dhe priten përforcime të kalibrit të lartë për të qenë kompetitiv në Europë.

 

“Corriere Dello Sport” bën me dije se Interi është duke ndjekur gjashtë emra nga skuadra e Premier Ligës, ku mes tyre është dhe Granit Xhaka, i Arsenalit,

 

Gjithashtu nën vëzhgim janë dhe lojtarë si Danilo, Darmian, Gyndogan, Sançez dhe Lukaku.

 

Interi pritet të jetë një ndër skuadrat më aktive në Itali, përsa i përket merkatos, pasi kërkon të thyejë diktatin 8 vjeçare të Juventusit në Serinë A.

Burimi: https://sot.com.al

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.