Dy alpinistë indianë humbin jetën në malin e lartë të Nepalit

në kategorine Bota

Dy alpinistë indianë kanë humbur jetën duke u ngjitur në majën e tretë më të lartë në Nepal, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Media nepaleze tha dy alpinistët kanë humbur jetën për shkak të “sëmundjeve të lartësisë”, hipotermia dhe verbëria e borës, duke zbritur nga mali Kanchenjunga, i lartë 8.586 metra, në Kampin IV natën e së mërkurës.

Dy alpinistët u identifikuan si Biplab Baidya, 48 vjeç, dhe Kuntal Karar, 46 vjeç, nga shteti indian Bengali Perëndimor, raportoi gazeta Himalayan Times me bazë në Kathmandu.

Në ekipin e ekspeditës gjendeshin edhe tre alpinistë të tjerë, tha e përditshmja nepaleze.

Media tha gjithashtu se një alpinist nga Kili është zhdukur në kampin IV të mërkurën mbrëma. Ai u identifikua si Rodrigo Vivanco.

Paralelisht me këtë, dy alpinistë indianë dhe një alpinist gjerman janë prekur nga ngrirja e rëndë do të evakuohen nga kampi i lartë sa më shpejt që të jetë e mundur, thuhet në lajmin e gazetës.

Kami Rita Sherpa thyen rekordin

Kami Rita Sherpa nga Nepali ka thyer rekordin e tij të mërkurën, kur është ngjtur në majen më të lartë në botë në Malin Everest për herë të 23-të.

Kami, 49 vjeç, është nga fshati Thame në rrethin Solukhumbu në shtetin himalajan.

Ai u ngjit në Everest për herë të 22-të më 16 maj të vitit të kaluar.

Kami realizoi ngjitjen e parë në Everest në vitin 1994, kur ishte 24 vjeç.

Daily Kathmandu Post raportoi se sezoni i ngjitjes për vitin 2019 filloi zyrtarisht të martën, me çka tetë udhërrëfyes nga Nepali arritën majen më të lartë në botë.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.