Dialog pa kushte, Rama: Gati të ulem në tavolinë

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 16 maj /MEDIAL/ Kryeministri Edi Rama tha se është gati të ulet me këdo në tavolinë për të dialogur, pa kushte. Duke folur në studion e “Opinion” në lidhje me mundësinë e ndërmjetësimit ndërkombëtar për situatën politike dhe hyrjen e opozitës në zgjedhje, Rama tha se ka pasur një shprehje gatishmërie nga grupi i partive CDU-CSU në Gjermani, që u shpreh qartë në deklaratë se inkurajon uljen e palëve në tavolinë pa kushte.
“Ka pasur një gatishmëri nga miqtë të vërtetë të Shqipërisë e që janë miq të PD, ku kanë kërkuar që palët të ulen pa kushte në tavolinë. Këtë di unë dhe jam gati”, theksoi Rama.
Kryeministri komentoi edhe lëvizjen e fundit të PD-LSI për të caktuar komisionerë në Komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve.
“Kjo nuk është çështje juridike, por çështje psikologjike. Edhe nuk do lëmë zgjedhjet të bëhen, edhe do hedhim në erë Shqipërinë dhe pastaj do monitorojmë procesin. Duhet gjetur më parë balanca e tyre se ky është një absurd”, tha Rama. /j.p/
.

Artikulli paraprakMJEDIS – Zbulohen tonelata me mbetje plastike në një arkipelag në fund të botës

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.