Brovina ekspozon edhe një tjetër fotografi të një viktime të dhunës seksuale

në kategorine Kosovë

Flora Brovina, në seancën ku po flitet për gjenocidin serb në Kosovë, tha se argumenti më i mirë për këtë ditë është rezoluta.

“Gjenocidi nuk ka ndodhur për herë të parë ndaj popullit tonë. Ka ndodhur në Nish të Vranjës ku kanë jetuar shqiptarët, ku janë masakruar e dhunuar. Ky është vazhdim i terrorit. Rezolutës duhet shtuar disa fakte tjera, s’duhet harruar helmimi masiv”, tha ajo, transmeton Koha.net.

Ajo tha se gjatë 6 vjetëve ka përcjellë fatin e fëmijëve të helmuar, e aty ka paraqitur edhe disa dëshmi që thotë se i posedon.

“Gjenocid ose krim ndaj njerëzimit është edhe mbyllja e shkollave shqipe. Në sallë kam edhe më shumë argumente”, tha tutje.

Sipas saj, rezoluta duhet të jetë e plotë me të gjitha masakrat që kanë ndodhur në Kosovë.

“Kemi mjaft dëshmi. Argumenti dhe e vërteta janë kur flasim ne vet. Ka 20 vjet që s’flasim për të vërtetën, sot duhet. Kam këtu edhe dokumentin për helmimet.

“Mos u tut nga këto foto”, iu drejtua deputetes Bogujevci e cila më herët kundërshtoi publikimin e fotografive.

Por, Brovina paraqiti edhe në seancë një fotografi të një 7 vjeçareje që ka vdekur gjatë dhunimit.

“Kjo 7 vjeçare ka vdekur gjatë dhunimit. E vërteta të mbërrijë aty ku duhet. Ky është gjenocid”, tha ajo, duke theksuar se për këtë foto ka leje nga familja.

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.