AXHENDA NDËRKOMBËTARE 16.5.2019

në kategorine Bota

HAGË (Holandë) – Konferencë shtypi e Europol-it për krimin kibernetik.
STAMBOLL (Turqi) – Rinis procesi gjyqësor i shtetasit nga Uzbekistani, Abdulkadir Masharipov autor i dyshuar i sulmit tragjik në një diskotekë.
BERLIN (Gjermani) – Debat televiziv në sfondin e zgjedhjeve europiane mes të Gjelbërve, Liberalëve dhe ekstremit të djathtë gjerman.
KANË (Francë) – Festivali i Kanës, dita e tretë nis me ditën britanike me pjesëmarrjen e Elton John dhe Ken Loach.
KIEV (Ukrainë) – Parlamenti ukrainas do të përcaktojnë datën e emërimit të presidentit të zgjedhur, Volodymyr Zelensky, një komedian rishtar në politikë.
VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Konferencë në Vatikan për robotikën, inteligjencën artificiale dhe qenien njerëzore në tërësi.
BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e Angela Merkel dhe homologut holandez, Mark Rutte 10 ditë nga zgjedhjet evropiane.
ATHINË (Greqi) – E ardhmja e Evropës, debat me komisionarin europian për emigracionin.
CAP CANAVERAL (SHBA) – SpaceX do të vendosë në orbitë serinë e parë të satelitëve Starlink./ /v.b/ a.jor.
.

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.