Akoma nuk është dakorduar takimi Zaev – Ahmeti

në kategorine Maqedoni

Shkup, 16 maj 2019 (MEDIAL) – Tani për tani akoma nuk është caktuar datë për takimin e kryeministrit Zoran Zaev me liderin e BDI-së dhe partnerin e koalicionit Ali Ahmeti lidhur me rikonstruimin e paralajmëruar qeveritar, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme për shtyp.

“Në këtë moment nuk kemi informacion të saktë për datë dhe kohë për takimin. Lidhur, me rikonstruimin e Qeverisë ky është në nivel të partnerëve të koalicionit”, tha Boshnjakovski, ndërsa për më shumë informacione tha të drejtohen në partitë politike. .

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.