Ahmetaj: Përmirësim rrënjësorë në disa sektorë të ekonomisë

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 16 maj /MEDIAL/- Arben Ahmetaj, Kryetar i komisioni të Kuvendit për Ekonominë, u shpreh sot se, statistikat janë domethënie e qartë e progresit, që kanë shënuar sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.
Duke marrë fjalën në seancën plenare të së enjtes në Kuvend, Ahmetaj tha se, “shifrat e publikuara nga INSTAT për rritjen ekonomike të vendit, zgjerimin e konsumit apo të popullsisë në vendin tonë, janë statistika që tregojnë përmirësim rrënjësorë dhe nga ana tjetër, orientojnë qeverinë për adresimin e politikave efikase drejt zhvillimit real të vendit”.
Sipas tij, shifrat e INSTAT për numrin e popullsisë në vendin tonë në fund të vitit 2018, evidentojnë se shtesa vjetore e popullsisë me 7 mijë persona, për shkak të raportit lindje- vdekje, tregon për një ngushtim të dukshëm të popullsisë, e cila ka arritur në 2.86 milionë banorë në Shqipëri”.
“Këto shifra, vijoi ai, do të thonë më pak forca pune në vend, më pak kontribute në fondin e sigurimeve, etj, ndaj i kërkoi ministres së Shëndetësisë për promovimin e bonusit të bebeve dhe më shumë instrumenta që nxisin rritjen e lindjeve”.
Si ish-ministër i Ekonomisë, Ahmetaj vuri theksin në detajin e disa treguesve ekonomik nga INSTAT, siç është p.sh rritja e konsumit, me qëllim mbylljen e hapësirave për keq interpretime. “Të gjithë kanë nevojë ti kuptojnë shifrat, pastaj ti përdorin ato”- tha Ahmetaj.
“Duke iu referuar strukturës së ekonomisë, sektori i bujqësisë ka nevojë të vendoset në transparencë të plotë për sa i takon statistikave në mënyrë që të mos e shtrëmbërojmë atë statistikë të domosdoshme të rritjes së ekonomisë vit pas viti. Ato korigjime të gabuara që janë bërë në 2006, 2007 të rivendosen në transparencë në mënyrë që të na ndihmojnë për të bërë politikat e duhura. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që INSTAT të punojë me anketimin e nivelit të jetese” – deklaroi Ahmetaj.
Ahmetaj u ndal në protestat e opozitës duke i cilësuar ato, si qëllimi i opozitës për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë.
“Ajo që po ndodh sot në politikë ka një qëllim, prishjen e imazhit dhe ristarimin e politikes e djegies. Molotovi është simbol i opozitës së tanishme. Pse duhet ti hedhësh kryeministrisë molotov, të zësh rrugën. Ju që keni marrë mandatet shpresoj të bashkoheni në një element, që bomba molotov nuk mund të jetë simboli i një opozite. Unë jam i bindur që në 30 qershor do kemi zgjedhje, sa të qeta nuk e di, por që kjo maxhorancë po bën të pamundurën për zgjedhje të pastra të qeta, në favor të shërbimeve të qytetarëve dhe qeveria sot, maxhoranca sot po lutet në favor të vetëm një gjëje, jo të pushtetit, po për integrimin e Shqipërisë dhe shërbimeve të qytetarëve. Se pushteti nuk lëkundet me molotov.” – u shpreh Ahmetaj. e.xh/ /a.g/
.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.