15 vjet burg kush dëmton mjedisin

në kategorine Shqipëri

Ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi paralajmëroi ata që kryejnë krime mjedisore se me ndryshimet që qeveria ka propozuar në kodin penal do të përballen me dënime shumë të ashpra. Gjatë diskutimit të draftit edhe me ekspertë të huaj, Klosi tha se dëmtimet e parikuperueshme të ekosistemit dhe biodiversitetit jo vetëm në zonat e mbrojtura, do të dënohen deri në 15 vjet burgim.

 

Krahas ashpërsimit të dënimeve për krimet mjedisore, qeveria ka propozuar edhe shtim të masës së dënimeve për krimet ushqimore, armëmbajtjes pa leje, lojërave të paligjshme të fatit dhe goditjes për shkak të detyrës ndaj efektivëve të policisë dhe funksionarëve publik.

 

 

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.