​Lumi “Lepenc” me pamje të re, nga sot edhe me Troftë

në kategorine Kosovë

Ministri i
Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten dorëzoi lumin “Lepenc” tek
ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për mbikëqyrje
të mëtutjeshme, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës
“Arbën Xhaferi”.

Me këtë rast, lumi u
pasurua edhe më peshq të llojit Troftë.

Ministri Lekaj tha se
akti i sotëm është shembull i mirë për qytetarët se si  duhet ta trajtojmë
ambientin duke e mbajtur të pastër atë. Ai shtoi se krahas projekteve gjigante
infrastrukturore, MIT është e përkushtuar që të mos e degradojë natyrën, por të
ndihmojë në rehabilitimin e saj sa herë që ka nevojë. Ndërsa nga ministri
Matoshi, kërkoi që të vazhdojë punën në ruajtje të këtij lumi, por edhe të
tjerëve.

Ministri Fatmir Matoshi,
e falënderoi ministrin Lekaj dhe dikasterin që ai drejton për punën e shkëlqyer
në rehabilitimin e kësaj pjese të lumit “Lepenc”.

Shtrati i lumit “Lepenc” në gjatësi prej gjashtë kilometrash është i trajtuar me materiale natyrore të zonës, kurse që nga rehabilitimi i tij është vërejtur rikthim i florës dhe faunës së kësaj zone. Njëkohësisht lumi është pastruar nga mbeturinat dhe mbetjet urbane që ishin prezentë para fillimit të punimeve.​ /Kosova.info/

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.