Zgjedhjet e 30 qershorit, 130 milionë lekë fonde shtesë për KQZ

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 15 maj /MEDIAL/ Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 130 milionë lekësh për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave i cili vendosi që efekti financiar i këtij fondi shtesë të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /j.p/
 
.

Artikulli paraprakMOSKË – Iraku blen sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400Artikulli tjetërMiratohet nisja e procedurave të privatizimit të pasurive të ish-Rezervave të Shtetit në Labinot

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.