“Zgjedhje në 30 qershor” Balla: Shehi? La mandatin për një gotë raki

në kategorine Shqipëri

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh i vendosur se zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të zhvillohen.

“Nuk e luan as topi zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.” -u shpreh Balla, ndërsa komentoi edhe deklaratat e ndërkombëtarëve për krizën politike në vend.

“Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar, kanë kaluar tashmë në emra konkret. Basha e Kryemadhi nuk kam besim se janë persona që i vënë gishtin kokës, por dy tutorët të bëjnë thirrje të heqin dorë. Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Në 1 qershor nis fushata. Nuk e luan as topi zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.” theksoi Balla.

Në vijim Balla, komentoi ashpër edhe deklaratat e kreut të LZHK, Dashamir Shehi, në përfundim të mbledhjes në selinë e PD. “Refuzoj të përgjigjem për njerëz që marrin mandatin për një gotë raki dhe e lëshojnë për një gotë raki.”- u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.