VIDEO/ Mbërrin në atdhe trupi i major Klodian Tanushit

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 15 maj/MEDIAL- A. Fortuzi/-Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s në Letoni, u prit me nderimet më të larta ushtarake nga familjarët, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe kolegët.
Trupi i Majorit udhëtoi më një avion ushtarak nga Letonia drejt Aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë. Avioni mbërriti në pistën e Rinasit në orën 13:00 dhe u prit me nderime ushtarake, ndërsa më tej u përcoll drejt banesës së tij.
Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.
Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht. /a.g/

.

Artikulli paraprakNegociatat, Hahn-Roth: Duhet të mbajmë premtimet që kemi dhënë

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.