UASHINGTON – Trump: Jam i bindur që Irani do kërkojë të bisedojë me SHBA-në

në kategorine Bota

UASHINGTON, 15 maj /MEDIAL-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot i bindur se Irani do të kërkojë shumë shpejt të diskutojë me SHBA-në, pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve.
Presidenti amerikan, përgënjeshtroi gjithashtu në Twitter çdo mosmarrëveshje të brendshme brenda administratës së tij në lidhje me politiken e tij të ashpër në Lindje të Mesme.
“Shprehen opinione të ndryshme dhe unë marr vendimin përfundimtar, është një proces shumë i thjeshtë”, theksoi Trump.
Presidenti amerikan e konsideron Teheranin si faktorin kryesor të destabilitetit në Lindjen e Mesme. /G.S/
.

Artikulli paraprakKatër bajame në ditë, aleate të një shëndeti të mirë

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.