U nënshkrua protokolli për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kosovë

në kategorine Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme e
Republikës së Kosovës dhe Qendra e Integritetit të Norvegjisë  nënshkruan protokoll të qëllimit për Ndërtimin
e Integritetit në Sektorin e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kosovë.

Ky projekt është pjesë më e gjerë
në Ballkanin Perëndimor të financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të
Jashtme, e ekzekutuar në periudhën 1 prill 2018, deri më 31 dhjetor 2020, ku
Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë e ka emëruar CIDS si agjentin ekzekutiv për
këtë projekt.

Nënshkrimin e protokollit e bënë,
z. Per Age Christensen në emër të CIDS dhe në emër të MPB-së, Sekretari i Përgjithshëm,
z. Lulzim Ejupi.

Me këtë rast Sekretari i Përgjithshëm
z. Lulzim Ejupi falënderoi Mbretërinë e Norvegjisë për mbështetjen dhe ndihmën
e ofruar, në kuadër të projektit për ndërtimin e integritetit në sektorin e
sigurisë dhe të mbrojtjes, ku përfitues është edhe Ministria e Mbrojtjes.

“Integriteti dhe llogaridhënia
janë një ndër shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe funksionimit të
administratës shtetërore, ku përmes tyre sigurohet dhe promovohet interesi
publik kundrejt interesit apo përfitimeve private. Sektori i sigurisë,
veçanërisht agjencitë e zbatimit të ligjit, kanë rol kryesor në sistemin e
integritetit”, theksoi Ejupi.

Sekretari Ejupi theksoi se Kosova është
me fat  që është përfitues i projektit të
Qendrës së Integritetit të Sektorit të Mbrojtjes dhe bashkërisht do jemi në
proces të realizimit të një aktiviteti mjaft të rëndësishëm për Ministrinë e
Punëve të Brendshme.

Në fund Ejupi theksoi se projekti
i Ndërtimit të Integritetit do të ndihmojë shtetet tona në procesin integrues
në Bashkimin Evropian dhe në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të
integritetit dhe llogaridhënies.

“Praktikat e Mbretërisë së
Norvegjisë janë shembulli më i mirë për t’u ndjekur, andaj ne besojmë që përmes
këtij projekti do të forcojmë integritetin e institucioneve të sigurisë dhe do
të rritim në nivel të konsiderueshëm besueshmërinë e qytetarëve ndaj
institucioneve”, theksoi Ejupi.

Me këtë projekt priten që të ketë
efekte të planifikuara për shoqërinë që do të kenë ndikim në Ankorimin më të
thellë të profesionalizmit dhe të barazisë gjinore në aranzhimet e përgjithshme
organizative dhe menaxheriale të institucioneve të sigurisë dhe mekanizmi i
përgjithshëm për ta promovuar integritetin dhe për t’i zvogëluar rreziqet e
korrupsionit në institucionet e mbrojtjes dhe të sigurisë në mënyrë më
gjithëpërfshirëse dhe efektive.

Pjesë e këtij projekti janë edhe shtetet si: Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja. /Kosova.info/

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.