Turqia dhe Iraku, marrëveshje mirëbesimi dhe për bashkëpunim ushtarak

në kategorine Bota

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij dhe Iraku kanë nënshkruar marrëveshje mirëbesimi dhe për bashkëpunim ushtarak, pas takimit në Ankara me kryeministrin irakian, Adil Abdul-Mahdi, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan priti kryeministrin Abdul-Mahdi me një ceremoni zyrtare në pallatin presidencial. Udhëheqësit e dy vendeve shkëmbyen idetë mbi disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Në një konferencë të përbashkët për media, Erdoğan bëri të ditur se ministrat e mbrojtjes dhe shefat e intelegjencs të të dy vendeve do të takohen së shpejti për të diskutuar hollësitë e mëtejshme të marrëveshjeve.

Më tej, Erdoğan theksoi se Turqia dhe Iraku janë në të njëjtën anë në lidhje me integritetin territorial të Sirisë.

Në sferën e energjisë, kreu turk dhe ai irakianë theksuan rëndësinë e rihapjes së tubacionit të naftës Kirkuk-Ceyhan, i cili është vandalizuar nga grupi terrorist DEASH.

Abdul-Mahdi, nga ana e tij, tha se, “Ne kurrë nuk do të pranojmë ndonjë kërcënim të sigurisë kundër Turqisë që buron nga territori i Irakut”.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.