TURQI – Rritet ndjeshëm numri i turistëve të huaj

në kategorine Bota

ANKARA, 15 maj /MEDIAL-AA/ – Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, bëri të ditur se numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Turqinë është rritur me 24%.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ministri Ersoy ka shpërndarë informacionet për të dhënat për turizmin në vend për muajin prill.
Ministri Ersoy, theksoi se “numri i turistëve të huaj në Turqi është rritur me 24% në muajin prill (…) shumica e vizitorëve vinin nga Gjermania me një rritje prej 48%”.
“Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar në Turqi, numri i turistëve është rritur. Shumica e turistëve vijnë nga Gjermania, më pas vijojnë turistët nga Rusia me një rritje prej 34%, ndërsa në vendin e tretë gjenden turistët nga Britania e Madhe, me një rritje prej 31%”, theksoi ministri Ersoy. /G.S/
.

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.