Turqi, neutralizohen 5 Te.rroristë të PKK-së

në kategorine Bota

Së paku pesë terroristë të PKK-së janë neutralizuar në provincën lindore Hakkari të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Forcat e xhandarmërisë turke dhe Forcat e Armatosura të Turqisë kryen operacione në rajonin Alanduz të rrethit Yuksekova, tha ministria e Brendshmenë një deklaratë me shkrim.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.