Turqi, ndalohen 565 migrantë të paregjistruar

në kategorine Bota

Në qytetin perëndimor turk Edirne autoritetet kanë kapur të paktën 565 migrantë të paregjistruar, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për grupe të cilat po bëheshin gati të lëshojnë vendin ilegalisht.

Ekipet e policisë kufitare bashkë me ato të xhandarmërisë duke patrulluar në zonën e qytetit Edirne kanë vërejtur grupet duke tentuar të lëshojnë vendin ilegalisht në lokacionet Meriç, İpsala, Havsa dhe Uzunköprü

Gjatë intervenimit u kapën të paktën 565 njerëz për të cilët gjatë kontrollit u konstatua se janë shtetas të Palestinës, Marokut, Bangladeshit, Afganistanit, Pakistanit dhe Sirisë.

Të huajt i janë dorëzuar Drejtorisë kompetente për menaxhimin e migracionit.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.