TURQI – Dy Te.rroristë të dyshuar arrestohen në hyrje të parlamentit

në kategorine Bota

ANKARA, 15 maj /MEDIAL-AFP/ – Autoritetet turke arrestuan dy individë të dyshuar si anëtarë të një grupimi të ekstremit të majtë, i klasifikuar ‘’terrorist’’, pas përpjekjes për t’u futur në parlament dhe sulmit ndaj një punonjësi me një objekt që ngjason me një brisk rroje, njoftoi prokuroria.
”Dy personat, një burrë dhe një grua iu drejtuan parlamentit rreth pasdites së të martës dhe u arrestuan menjëherë pasi sulmuan një anëtar të personelit i cili punon në pjesën e hyrjes së vizitorëve”, sqaron prokuroria e Ankarasë në një komunikatë.
Një kuti, që forcat e ruajtjes fillimisht e morën për një mjet shpërthyes që iu gjet njërit prej agresorëve, rezultoi bosh.
Dy individët ishin ndërkohë të shpallur në kërkim për disa aktakuza që lidhen me aktivitete terroriste dhe janë të dyshuar për lidhje me Frontin e Partisë Revolucionare për Çlirimin e Popullit (DHKP-C), një parti marksiste e ndaluar e cila ka marrë përsipër autorësinë e disa sulmeve sporadike këto vitet e fundit./ /v.b/ a.jor.
.

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.