Surpriza nga Mourinho: Ky është ekipi që mund të drejtoj

në kategorine Sport

Pasi u shkarkua nga stoli i Manchester United, aktualisht Mourinho është i papunë dhe po angazhohet si analist posritv në studion e Bein Sports.

 

Megjithatë, ofertat nuk mungojnë dhe portugezi përflitet si trajneri i ardhshëm i shumë klubeve në Europë, por deri tasni asgjë nuk është zyrtare.

 

Në një intervistë për francezen “L’Equipe’, Murinio ka folur për mundësinë që të marrë drejtimin e PSG-së në të ardhmen duke mos e mohuar si alternativë.

 

Ai u shpreh:

 

“PSG? Unë mund të them që është e mundur të këtë ekip. Është një klub i klasit botëror me lojtarë të klasit botëror, por ende nuk kanë fituar thuajse asgjë në nivel europian. Është e njëjta gjë që ndodh me trajnerët.

Mund të kenë cilësi të mëdha, por nëse nuk fitojnë në fund të karrierës në nivel europian, ju mungon diçka. PSG është në këtë fazë, ashtu si Juventusi dhe Bayerni, që dominojnë në ligat e tyre, por jo në Europë.”

Burimi: https://sot.com.al

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.