Sulmuesi i njohur i thotë lamtumirë Atletico-s, e ardhmja te Barça ose PSG

në kategorine Sport

Sulmuesi Antoine Griezmann largohet nga Atletiko Madrid. Pas 5 viteve të kaluar si yll i skuadrës 28 vjeçari ka komunikuar largimin në fund të sezonit për të nisur një sfidë të re. Francezi nuk ka zbuluar se ku do të shkojë. Barcelona është destinacioni më i mundshëm pa përjashtuar edhe PSG-në.

Pavarësisht se Griezmann vitin e kaluar rinovoi me Atleticon deri në vitin 2023 me një pagë prej 23 mln eurosh në sezon vendosi të largohet. Barcelona është destinacioni më i mundshëm pasi katalanasit e kërkuan me ngulm edhe vitin e kaluar, por mediet nuk përjashtojnë edhe një kalim në Francë tek PSG. Klubi nga Parisi e ka mundësinë të paguajë klauzolën dhe madje zbulohet se javën e kaluar ka pasur takim Griezmann-PSG.

Burimi: https://sot.com.al

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.