SOFT NEWS – Përfiton nga një testim në rrugë për të vjedhur një Ferrari shumë të rrallë

në kategorine Bota

BERLIN, 15 maj /MEDIAL-AFP/ – Policia gjermane ka nxjerrë një mandat arresti për një person që përfitoi nga një test në rrugë me një “Ferrari GTO”, jashtëzakonisht i rrallë dhe që kushton më shumë se dy milionë euro, për ta vjedhur.
“I dyshuari u paraqit sot në mëngjes tek një konçesionar makinash antike në Neuss Uedesheim, në periferi të Dyseldorfit ku u soll si i interesuar për një Ferrari 288 GTO, ngjyrë të kuqe, prodhuar në më pak se 300 ekzemplarë në vitet ’80”, shpjegoi në një komunikatë policia lokale.
Ky person, fotoja e të cilit është publikuar nga policia, ka arritur të bindë konçesionarin që të zhvillojë një test në rrugë, para se të kryejë blerjen.
Disa çaste më pas ai u zhduk me gjithë makinën, vlera e të cilës përllogaritet rreth 2,2 milionë euro. /G.S/
.

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.